Godet protestën e kaluar në Prishtinë, lavdëron të tashmen në Hagë: Selimi e VV-së e quan “protestë në vendin e duhur”
Shqipe Selimi e Vetëvendosjes ka falënderuar protestuesit që morën rrugë nga e mbarë bota për të protestuar kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale. Ajo e quajti “protestë të domosdoshme, dhe në vendin e duhur”, duke nënkuptuar goditje ndaj protestës së kaluar në Prishtinë nga Organizatat e Veteranëve të Luftës.
“Protestë e domosdoshme dhe në vendin e duhur!
Shpreh mirënjohjen time dhe i falënderoj të gjithë qytetarët nga Kosova dhe nga mbarë bota që u bashkuan në Hagë, për të ngritur zërin kundër padrejtësive që po ndodhin në Hagë”, shkroi ajo.
