KombëtareTop Lajmi

Gjykata merr vendim për kosovarin që sulmoi kunatin, do të dëbohet nga Zvicra

Ai ishte ankuar para Gjykatës Federale për vendimin e Gjykatës Kantonale e cila, krahas burgut i kishte shqiptuar atij edhe masën e dëbimit nga Zvicra për 7 vjet 

Ai ishte ankuar para Gjykatës Federale për vendimin e Gjykatës Kantonale e cila, krahas burgut i kishte shqiptuar atij edhe masën e dëbimit nga Zvicra për 7 vjet 

Një burrë, sot 39 vjeçar, me shtetësi kosovare i cili ka goditur kunatin e tij rreth dhjetë herë me çelës të madh montimi, ka humbur betejën para Gjykatës Federale.

Ai kishte vëzhguar gruan e tij, nga e cila ishte ndarë i ndarë në atë kohë.

Në prag të Krishtlindjeve tre vjet më parë, pati ndodhur një përshkallëzim në qendër të qytetit Wettingen: Kosovari tashmë atëbotë 36 vjeçar, Gezimi * (të gjithë emrat janë fiktivë) po bënte rrathë me makinën e tij VW Golf midis dy rrethrrotullimeve në rrugën e fshatit për të parë gruan e tij, Editën.

Ata ishin martuar në vitin 2004 ndërsa në kohën kur ka ndodhur kjo, ata ishin të ndarë , transmeton albinfo.ch.. Gëzimi kishte precedentë penal për ushtrim dhune të lehtë ndaj gruas së tij. Disa herë ai kishte shpërfillur ndalimin gjyqësor për t’iu afruar banesës së saj.

Edita nuk kishte hyrë në ndonjë lidhje të re, nga frika e tij. Fëmijët e tyre të përbashkët tani janë 17, 14 dhe 12 vjeç.

Si ka ndodhur zënka

Edita atë ditë kishte qenë në qytet, me familjarët e saj. Vëllai i saj i vogël Valmiri kishte vënë re makinën VW Golf me Gëzimin në timon, shkruan gazeta Badener Tagblatt. Gëzimi ka ndaluar makinën e tij në trotuar, ka sulmuar kunatin dhe e ka kërcënuar se do ta vriste.

Pas kësaj, “fluturuan” grushtat. Valmiri, edhe pse dhjetë centimetra më i shkurtë dhe gati 40 kilogramë më i lehtë se Gëzimi, kishte arritur të mbrohej mirë.

Pastaj Gëzimi ka nxjerrë nga bagazhi një çelës metalik 37 centimetra të gjatë dhe 834 gramë të rëndë, që përdoret në skela. Me këtë mjet ai ka goditur rreth dhjetë herë kunatin e tij. Të paktën dy herë e ka goditur në kokë dhe një herë në shpatull. Valmiri ishte në gjendje të shmangte shumicën e goditjeve. Ai nuk është lënduar rëndë.

Por megjithatë, ka pësuar mavijosje dhe një çarje muskuli. Pas kësaj, Valmiri nuk ishte në gjendje të punonte për disa javë.

Vetëm policia e alarmuar nga Edita ka arritur t’i rrëmbejë nga dora çelësin Gëzimit.

Gjykata e Qarkut në Baden e ka dënuar Gëzimin me 3¼ vjet burgim – kryesisht për tentativë lëndimi të rëndë trupor. Gëzimi ka qenë i gatshëm t`i shkaktonte Valmirit lëndime të rënda ose me kërcënim për jetën, kishte konstatuar ajo.

Nga ana tjetër, gjykata megjithatë ishte përmbajtur nga masa e dëbimit nga vendi. Por, si Gëzimi ashtu dhe prokuroria publike, secili për arsyet e veta kishin kundërshtuar vendimin duke e çuar lëndën në Gjykatën e Lartë (Kantonale) të Aargaut. Kjo gjykatë ka konfirmuar lartësinë e dënimit me burg, të shqiptuar nga Gjykata e Qarkut – por gjithashtu ka vendosur për dëbimin për 7 vjet nga Zvicra, të Gëzimit.

Ajo ka argumentuar se përpjekja për sulm llogaritet si një shkelje që përfshihet në katalogun që parasheh dëbim të detyrueshëm nga vendi.

I dënuari kërkon pafajësi dhe mos dëbim nga vendi

Gëzimi ka protestuar kundër këtij vendimi dhe ka çuar lëndën në Gjykatën Federale. Ai ka kërkuar që të lirohet nga akuza për tentim lëndimi të rëndë trupor, transmeton albinfo.ch. Vlerësimi i provave, sipas tij ka qenë arbitrar dhe me atë rast është shkelur parimi “in dubio pro reo” (në rast dyshimi, në favor të të akuzuarit).

Sipas tij, ai qe përballur me disa sulmues (superiorë ndaj tij). Prandaj nuk kishte ditur si të mbrohej përveç me çelësin e përmendur. Ai ka qëlluar kunatin e tij në një akt vetëmbrojtjeje. Gjykata më e ulët, gjithnjë sipas tij, nuk kishte supozuar se ai kishte goditur kunatin të paktën dhjetë herë. Përveç kësaj, Gëzimi është një “rast i rëndë” (raste ku përjashtohet dëbimi).

Prandaj, duhej të hiqej dorë nga vendimi për dëbim nga vendi. Megjithatë, Gjykata e Lartë Federale ka hedhur poshtë ankesën e Gëzimit.

“Ankuesi kufizohet në paraqitjen e këndvështrimit të tij dhe nuk merret me deklaratat përkatëse të instancës së parafundit (Gjykatës Kantonale)”, shkruajnë gjyqtarët në gjykimin e tyre, përcjell albinfo.ch. Ata gjithashtu nuk shohin arsye për të hequr referencën për dëbim nga vendi. Kështu, pas vlerësimit të të gjitha rrethanave dh, Gjykata Kantonale kishte dalë në përfundimin se “konsiderohet se Gëzimi është veçanërisht i rrezikshëm për sigurinë publike dhe për të ka një prognozë të pafavorshme ligjore”.

Kjo do të thotë se ekziston një nivel i lartë i interesit publik për dëbimin e tij nga vendi. Dhe kjo e tejkalon interesin e tij privat për të qëndruar në Zvicër, veçanërisht pasi mundësitë e tij për rehabilitim në vendin e tij (në Kosovë) duken mjaft të mira.

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort