Gjykata komerciale kërkon të mos atakohen në bazë të supozimeve

Gjykata komerciale ka reaguar ndaj disa pakënaqësive individuale të palëve ndaj punës së gjyqtareve. Kjo gjykatë sugjeron që çdo pakënaqësi në lidhje me punën e gjyqtarëve, duhet të adresohet përmes mekanizmave ligjor ekzistues, ndërsa çdo pakënaqësi ndaj vendimeve gjyqësore, duhet të adresohet përmes mjeteve juridike në dispozicion.

“Kjo mënyrë e shprehjes së pakënaqësive që ka filluar të behet dukuri, është e papranueshme dhe cenon rëndë pavarësinë e gjyqësorit në përgjithësi dhe të Gjykatës Komerciale në veçanti si një gjykatë e sa po themeluar”.

Andaj, Gjykata kërkon që palët e pakënaqura të përmbahen nga komentimet e vendimeve gjyqësore dhe atakimet në rrafshin personal të gjyqtarëve mbi bazën e supozimeve të pambështetura në fakte konkrete, sepse veprimet e tilla cenojnë besimin e publikut dhe janë dekurajuese për gjyqtarët.

Kryetari i Gjykatës tha se nga pozita e tij garantojë të gjithë qytetarët se si gjykatë janë duke bërë përpjekje maksimale në forcimin e gjykatës, me qëllim të ofrimit të një drejtësie efikase dhe efektive për të gjithë qytetarët. /Kosova.info/

Go to TOP