Gjuajti me armë në një aheng në Prizren, arrestohet
Një burrë është arrestuar në Prizren pasi që gjatë një ahengu dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.
Policia bën me dije se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me 30 fishekë dhe një gëzhojë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
