Gjuajti me armë në aheng familjar, arrestohet i dyshuari nga Drenasi

Një person është arrestuar në Drenas, pasi që i njëjti dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Njësitet policore te i dyshuari gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas, 36-fishekë, dhe 10-gëzhoja cal-9 mm.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. 

Go to TOP