Gjendje shqetësuese e lumenjve

Hulumtimet e fundit për lumenjtë në Kosovë nxjerrin një gjendje shqetësuese. Pengesa të tilla, të cilat janë ndërtuar për qëllime ujitjeje, sot nuk e kryejnë atë funksion, por thjesht e pengojnë rrjedhën e lumit.

Studimet tregojnë degradim të lumenjve për shkak të ndotjes dhe ndërhyrjeve të pakontrolluara, që po ndikojnë drejtpërdrejt në ekosistemet ujore.

“Pas hulumtimit neve na kanë dal që i kemi 142 diga, do të thotë e kemi gjendjen edhe me shqetësuese se sa ne vet e dimë si qytetarë.  Përveç institucioneve, komunat të cilat e dinë gjendjen si e kanë, por kështu në pellgun e Drinit të bardhë është bërë për herë të parë ky hulumtim, dhe këto të dhëna janë më shqetësuese se sa që e kemi ditur më herët” , tha Krenare Salihu – Drejtoreshë e organizatës mjedisore “Ecopana.

Sipas ekspertëve, ndërhyrjet njerëzore dhe ndotja e vazhdueshme po e dëmtojnë seriozisht rrjedhën natyrore të lumenjve dhe biodiversitetin ujor.

“Ne e kemi atë idenë që në ujëra mund të ndodh gjithçka dhe nuk na prek neve por në fakt çfarëdo intervenimi në lumenjtë na prek drejtpërdrejt neve, sepse ne e përdorim ujin e atij lumi për ujë të pijes, në një mënyrë ose tjetër na kthehet edhe neve”, tha Halil Ibrahimi, profesor universitar.

“Kur të bëhet ndërtimi fillimisht të bëhet një analizë e projektit, duke i përfshi të gjitha aspektet, në këtë rast edhe aspektin mjedisor, sepse dëmet më të mëdha janë në aspektin mjedisor për shkak të florës dhe faunës në këta lumenj që i kemi”, tha Lavdim Osmanaj – hidrolog dhe profesor universitar.

Ekspertët thonë se pa ndërhyrje të menjëhershme, lumenjtë rrezikojnë të humbin funksionin e tyre jetik dhe biodiversitetin që mbajnë.

Go to TOP