Gjendet i vdekur një 56 vjeçar në Fushë Kosovë

Një 56-vjeçar është gjetur i vdekur në Fushë Kosovë. Siç njoftojnë nga policia, trupi i pajetë është gjetur në banesën e tij në rrugën “Dardania”.

“Sot rreth orës 10:30, policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në banesën e tij rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent, me ç’rast është konfirmuar se viktima, mashkull 56 vjeç është pa shenja jete” tha për RTKlive Agron Borovci.

Raportohet se aktualisht policia po trajton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen.

Go to TOP