Gjenden mjete të pashpërthyera në Ferizaj dhe Kaçanik
Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet e deminimit të FSK-së kanë intervenuar në dy raste gjatë 24-orëve të fundit për të bërë shpërthime të kontrolluara të mjeteve të pashpërthyera.
Në Kaçanik një burrë ka njoftuar se kishte hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.
Në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti i deminimit të FSK-së dhe është bërë shpërthimi i kontrolluar i mjetit të pashpërthyer.
Edhe në Ferizaj një burrë ka raportuar se kishte hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet për deminim të KFOR-it dhe FSK-së dhe kanë bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. /Kosova.info/
