“Gjatë ta paska shkru Dejona”, qytetarët tallen me postimin e ministrit Murati për shushunjat

Postimi i Ministrit të Financave, Hekuran Murati, ka ngjallur reagime të forta nga qytetarët, pas një krahasimi të çuditshëm mes shushunjave dhe opozitës. Disa prej kritikave sugjerojnë se shkrimi i tij është përgatitur nga koordinatorja e komiteteve, Dejona Mihali, duke e cilësuar atë si të papërshtatshëm dhe të paqartë.

Në postimin e tij në ‘Facebook’, Murati e shpjegon biologjinë e shushunjave dhe i krahason ato me opozitën. Ai shkruan se shushunjat janë parazitë që ngjiten në trupa të huaj dhe thithin gjak, duke shkaktuar plagë kur hiqen. Ai vazhdon të theksojë se, ashtu si shushunjat, opozita ka abuzuar me vendin për shumë vite.

Reagimet nga qytetarët janë të shumta, me disa që e kritikojnë ashpër:

“Po shkrim t’gjatë ta paska shkru Dejona. Hec e mes e posto,” komenton një qytetar.
“Ethet na shtine minister,” shkruan një tjetër.
“Ti me biologji sje kerkah e kete postim Dejona ta ka shkru, ti vlla je per oda,” shton një komentues tjetër.


Ky postim i Muratit, përveç se ka hapur rrugë për kritikë, ka nxitur gjithashtu një debat mbi retorikën e përdorur nga politikanët dhe efektet e saj në opinionin publik. Reagimet e qytetarëve tregojnë se shumë ndihen të shqetësuar nga përdorimi i metaforave të tilla, veçanërisht kur ato lidhen me situata serioze siç janë skandalet e fundit të qeverisë.

Go to TOP