Limaj-Ramës: Ka shtet kosovar dhe kombësi shqiptare! Gjeneza e luftës, Serbia me sponsor Rusinë

Kryetari i Partisë Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës dhe deklaratën e tij kur i quajti kombi kosovar.

Duke iu përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama, Fatmir Limaj tha se ka shtet kosovar dhe komb shqiptar dhe për këtë janë krenar.
“Jemi krenar për shtetin tonë, si shtetas kosovar, por etnia jonë është shqiptare dhe jemi krenar për këtë.”-tha Fatmir Limaj.

Se përse Rama përpiqet të shfajësojë Serbinë në arenën ndërkombëtare dhe sulmet ndaj Moskës për raportin e Dick Martyt, Limaj tha lufta ka gjenezë Serbinë dhe Beogradin me sponsor Rusinë.

“Raporti, gjenezë ka Serbinë dhe Beogradin. Sponsor ka pasur Rusinë. Lufta në Kosovë ishte gjenocid e masakër.”-tha Limaj.

Go to TOP