Gërxhaliu: Amerika ka bërë më shumë për Kosovën sesa Kosova për veten

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka deklaruar se perceptimet se SHBA-ja ka qëllime negative ndaj Kosovës janë të gabuara. Duke folur për çështjen e gazit amerikan, ai theksoi se Uashingtoni ka qenë vazhdimisht mbështetës i Kosovës.

“Ai që kundërshton dhe mendon se Amerika ka tendencë negative për të na dëmtuar, e ka jo vetëm gabim, por është një gabim që nuk falet”, tha Gërxhaliu.

Ai shtoi se “Amerika ka punuar shumë më tepër për neve, sesa kemi punuar ne për vete”, duke nënvizuar rëndësinë e partneritetit me SHBA-në.

Go to TOP