Gërvalla: Ulën tarifat e shërbimeve konsullore, edhe për kthim të shtetësisë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka marrë vendim që t’i ulë tarifat për pajisje me pasaporta, letërnjoftime e shërbime tjera në konsullata e ambasada të Republikës së Kosovës. Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në një konferencë për media.
Ajo po ashtu tha se Republika e Kosovës dhe institucionet e saj janë të përkushtuara për të krijuar ambient sa më të favorshëm dhe të pasur, për të gjithë mërgimtarët që vijnë për të kaluar pushimet verore në vendlindje.
Andaj ajo i njoftoi bashkatdhetarët se është bërë një strukturë e re tarifore e cila ka ulur dukshëm tarifat, por edhe mënjanon disa anomali të panevojshme, siç theksoi ajo pagesat e larta për dokumente të cilat ndodhen brenda sistemit me të cilin shërbehen konsullatat e Kosovës.
Ajo tha se janë ulur tarifat për pajisjet me pasaporta, letërnjoftime, certifikata.
“Ka hyrë në fuqi në qershor ligji për dy shtetësinë, jo vetëm që është bërë ulja e tarifave, por edhe lehtësimi i shërbimit. Jemi të ndërgjegjësohem se sa të dhimbshme kanë qenë proceset. Rifitimi i nënshtetësisë së Kosovës lidhet me shumë të drejta siç është për të votuar, ky hap që kemi marrë nuk është i detyrueshëm për askënd, zemra është e hapur për mërgatën, shërbimet janë përshpejtuar”, tha ajo.
Të gjitha qytetarët e Kosovës të cilët nuk e kanë nënshtetësinë e Kosovës, në numrin e tyre personal mund të regjistrohen, tha më tej Gërvalla.
“Mërgata jonë është e integruar shumë. Të dhënat për regjistrim përdorën vetëm për qëllime të regjistrimin dhe për asnjë qëllim tjetër”, ka thënë Gërvalla e cila siguroi mërgimtarët se të gjitha konsullatat e Kosovës në Gjermani janë të gatshme për aplikimet e tyre për rikthimin e shtetësisë së Kosovës ku do të kenë proces pa burokraci të panevojshme.
Ajo siguroi që të dhënat e siguruara të mërgimtarëve nga regjistrimi, përdoren ekskluzivisht vetëm për sigurimin e shifrave ku ndodhen mërgimtarët e qytetarët e Kosovës e jo për qëllime tjera.