Gërvalla takon Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka zhvilluar një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset.
Në një postim në platformën “X”, Gërvalla ka theksuar se gjatë takimit me Berset, u diskutua mbi përparimet e Kosovës në fusha kyçe si demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut.
“Pata një takim të shkëlqyer me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset. Kisha mundësinë të prezantoj arritjet e rëndësishme të Kosovës në forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Qytetarët tanë presin që të forcojmë së bashku këto vlera të përbashkëta dhe të përfitojnë nga mekanizmat mbrojtës të Këshillit të Evropës,” ka deklaruar Gërvalla.
