Gërvalla pritje për krediplomaten e Japonisë Kamikawa, vlerëson lart mbështetjen për Kosovë
Kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, në 15 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, ka pritur Ministren e Punëve të Jashtme të Japonisë, znj. Yoko Kamikawa. Kjo vizitë historike, e para e këtij niveli nga Japonia në Kosovë shënon një moment kyç në zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve tona ndërshtetërore.
Gjatë takimit, diskutuam për arritjet e Kosovës në fushën e demokracisë, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik. Theksuam rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës në EXPO 2025 në Osaka, si një mundësi e jashtëzakonshme për të njohur dhe lidhur bizneset e të dyja vendeve tona.
“Gjithashtu, biseduam për zhvillimet e fundit në rajonet tona dhe nevojën për afrimin e vendeve demokratike, veçanërisht në kontekstin aktual gjeopolitik, ku tendencat autokratike po rriten dhe bëhen gjithnjë e më agresive. E njoftova znj. Kamikawa mbi veprimet destabilizuese të Serbisë në rajon dhe vështirësitë në procesin e dialogut në Bruksel si rezultat i kësaj qasjeje”, tha Gërvalla.
Me këtë rast Gërvalla shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme që Japonia i ka dhënë Kosovës në fusha të ndryshme, duke përfshirë ndërtimin e institucioneve pas luftës dhe mbështetjen në arenën ndërkombëtare pas shpalljes së pavarësisë. /Kosova.info/