Gërvalla pjesë e Rrjetit të Ministrave të Jashtëm të Grave në Munih
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla Schwarz është bërë pjesë e Rrjetit të Ministrave të Jashtëm të Grave në Konferencën për Siguri në Munih, e organizuar nga ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.
Përmes platformës ‘X’, Gërvalla bëri të ditur se në Rrjetin e Ministrave të Jashtëm të Grave në Munih është diskutuar për sigurimin e grave në tranzicionin e Sirisë, si dhe për çështje të tjera.
“E lumtur që i bashkohem sërish Rrjetit të Ministrave të Jashtëm të Grave në Konferencën për Siguri në Munih, të organizuar nga ministrja Baerbock. Ne diskutuam sigurimin e përfshirjes së grave në tranzicionin e Sirisë, mbështetjen e organizatave të udhëhequra nga gratë dhe forcimin e rolit të tyre në negociatat e paqes”, ka shkruar Gërvalla. /Kosova.info/
Happy to join again the Women Foreign Ministers Network at @MunSecConf, hosted by @ABaerbock.
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) February 15, 2025
We discussed ensuring women’s inclusion in Syria’s transition, supporting women-led organizations, and strengthening their role in peace negotiations.#MSC2025 pic.twitter.com/V4B7lLeyCz
