Gërvalla njofton hapjen e thirrjes për Provimin e Jurisprudencës: Aplikimi deri më 17 maj
Ministrja në detyrë e drejtësisë, Donika Gërvalla ka njoftuar se është hapur zyrtarisht thirrja për aplikim për dhënien e Provimit të Jurisprudencës.
Përmes një njoftimi publik, ajo u ka bërë thirrje juristëve të rinj që të aplikojnë dhe ka uruar suksese për këtë hap të rëndësishëm në karrierën e tyre profesionale.
“Aplikimi do të jetë i hapur nga 7 deri më 17 maj 2026 përmes platformës e-Kosova, ndërsa provimi me shkrim do të mbahet më 13 dhe 14 qershor 2026”, ka bërë të ditur Gërvalla.
Ajo ka theksuar se si Ministre e Drejtësisë mbetet e përkushtuar që procesi të zhvillohet në mënyrë të drejtë, profesionale dhe të bazuar në meritë.
Informacione shtesë lidhur me kriteret dhe procedurat e aplikimit mund të gjenden në faqen zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë: Ministria e Drejtësisë – Jurisprudenca – https://md.rks-gov.net/sherbimet-per…/jurisprudenca/
