Berisha: Vlonjat Behrami lirohet pas intervistimit, ndaj tij s’u caktua asnjë masë sigurie

Avokati Besnik Berisha ka njoftuar se zyrtari policor Vlonjat Behrami është liruar pas intervistimit dhe ndaj tij nuk është caktuar asnjë masë sigurie.

Berisha, i cili e ka mbrojtur Behramin në cilësinë e avokatit, tha se në vlerësimin e tij profesional nuk ka ekzistuar as dyshimi minimal që do të justifikonte hetimin, bastisjen apo shoqërimin e tij në Inspektoratin Policor të Kosovës.

“Shteti i së drejtës kërkon maturi, proporcionalitet dhe respektim rigoroz të standardeve ligjore, sidomos në rastet që prekin integritetin dhe reputacionin e zyrtarëve policorë”, ka deklaruar Berisha.

Ai shtoi se besimi i tij në pafajësinë e Vlonjat Behramit mbetet i plotë. /Kosova.info/


Go to TOP