Gërvalla: Kosova qëndron me Poloninë kundër regjimit të Putinit

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ka dënuar sulmet e raportuara me raketa ruse në Poloni.

Gërvalla thotë se Kosova qëndron me Poloninë kundër regjimit të Putinit, teksa thotë se BE-ja duhet të jetë më e vendosur për ta ndaluar presidentin rus.

“Ne vajtojmë humbjen e jetëve të pafajshme polake që janë vrarë nga raketat ruse. Mendimet tona janë me familjet, Kosova qëndron me Poloninë kundër regjimit të Putinit. BE-ja duhet të veprojë shumë më e vendosur për të ndaluar Putinin përpara se ai dhe përfaqësuesit e tij të sjellin luftë në të gjithë kontinentin”.

Go to TOP