Gërvalla: I këshilloj të qetësohen zhurmaxhinjtë që po i pengon votimi i mërgatës në ambasada

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka deklaruar se është duke punuar intensivisht së bashku me KQZ-në për t’iu siguruar të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, të drejtën e votës në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, sipas ligjeve të vendit.

Ajo theksoi rëndësinë e votës së mërgatës si një e drejtë themelore demokratike, e cila buron nga Kushtetuta dhe rregullohet nga Ligji i ri Zgjedhor.

Gërvalla kritikoi zërat që kundërshtojnë votimin e mërgatës në ambasada dhe misione, duke theksuar se kjo e drejtë nuk duhet të mbetet vetëm në letër, por të mundësohet kudo dhe për të gjithë.

Ajo siguroi se në zgjedhjet e ardhshme, mërgata do të mund të votojë pa barriera burokratike dhe administrative, përfshirë në ambasada, konsullata dhe përmes postës. /Kosova.info/

Go to TOP