Gazsjellësi TAP nuk reflekton politikën ruse në rajon, përkundrazi

Rusia dhe Azerbajxhani kanë raporte të mira me njëri-tjetrin, por kur është fjala për furnizimet me gaz akëcili niset nga interesat e saj që shpesh bien ndesh me njëri-tjetrin në rrafshin politik, thekson Kosova.info.

Ndërsa Moska furnizimet me gaz veç anës materiale e përdorë si një armë politike në rrafshin gjeopolitik të saj, Baku furnizimet i sheh vetëm përmes interesave ekonomike. Aktualisht gazsjellësi TAP mbetet furnizuesi kryesor jo vetëm në rajon, por edhe Evropë.

Portali Kosova.info në qindra artikuj ka nënvizuar se Moska jo me sy të mirë e sheh gazsjellësin TAP e cila shtrihet përmes Turisë, Greqisë dhe Shqipërisë deri në vendet evropiane. Madje një pjesë e saj është financuar edhe nga mjetet e BE e cila ka vendosur sanksione ndaj Gaspromit. Tri vite më parë vetë kreu i opozitës së sotme në Shqipëri ishte deklaruar se ishin ofruar para të majme për të hequr dorë nga TAP-i. Ky gazsjellës ka ulur varësinë nga importet ruse. Tri vite më parë, ish Komisionerja e BE-së për energji, Kadri Simson, e ka vizituar Azerbajxhanin si pjesë e përpjekjeve për diversifikimin e burimeve të energjisë në Evropë dhe për ta pakësuar varësinë nga gazi rus. Ndërsa ish presidenti Ilir Meta kishte përshëndetur fillimin e furnizimit me gaz natyror të Evropës perëndimore përmes Gazsjellësit Trans Adriatik (TAP).

Vite më parë një tubacion i ri i gazit natyror nga Greqia në Bullgari ishte funksionalizuar. Projekti fillimisht u konceptua më 2009, kur Rusia në mënyrë të njëanshme ndërpreu transportimin e gazit përmes Ukrainës, duke e lënë Bullgarinë dhe shtetet e tjera të rajonit pa gaz. Presidentja e KE-së Ursula vonder Layen e cila ishte në Sofje për këtë ngjarje, kishte thënë se tubacioni i gazit i ndërlidhjes Greqi –Bullgari do të ndihmojë në kufizimin e aftësisë së Moskës për të ushtruar presion ndaj anëtarëve të BE-së dhe vendeve tjera. “Ky projekt do të thotë liri”, shtoi von der Leyen.

Në vitin 2019, katër operatorët e sistemit të transmetimit të gazit të rajonit ranë dakord për ngritjen e një sipërmarrjeje të përbashkët (IAP) për ndërtimin e tubacionit, ku secili prej operatorëve do të kenë aksione të barabarta. Kjo kishte të bënte me ndërtimin e gazsjellësit Joniano-Adriatik (IAP) që synon të sjellë gaz natyror nga Azerbajxhani në katër vende të Evropës Juglindore, përfshirë Shqipërinë, do të ketë nevojë për investime prej rreth 600 milionë euro.

Sipas SeeNews, Plinacro ka hartuar një plan për të ngritur një kompani me bazë në Split së bashku me tre kompanitë e gazit nga rajoni: Bonus i Malit të Zi, Albgaz i Shqipërisë dhe BH-Gaz i Bosnjës e Hercegovinës, për të cilën edhe ShBA tash së fundmi kanë reaguar duke kërkuar që entiteti serb në atë vend t’i kthehet këtij gazsjellësi.

IAP është planifikuar të transportojë gaz natyror nga jugu i Shqipërisë në Fier, nëpërmjet Malit të Zi dhe Bosnjës, në Split në Kroaci. Ky tubacion llogaritet në 520 kilometra shtrirje të dyanshme me një kapacitet prej 5 miliardë metra kub.

Kosova përveç shfaqjes së interesimit për lidhje me Aleksandropolis të Greqisë përmes Maqedonisë. Pikërisht për këto, tri vite më parë kryediplomatja e Kosovës Donika Gërvalla kishte biseduar me homologun Dendias i cili kishte shfaqur dëshirë që Ballkani Perëndimor të jetë i lidhur përmes gazsjellësit Trans-Adriatik. Po ashtu Kosova ka shprehur interesin me Shqipërinë për të pasur një zgjatim të tubacionit të gazit mes dy vendeve, në mënyrë që edhe kjo e fundit të përfitojë nga gazi. Në Fier, IAP do të lidhet me Gazsjellësin Trans Adriatik (TAP) i ndërtuar për të transportuar gaz natyror nga fusha e Shah Deniz II në Azerbajxhan për në Evropë.

Dërgesat e gazit azerbajxhanas në Itali nëpërmjet TAP ka kohë që ka vite që kanë filluar. Qeveria e Serbisë duke ditur për pasojat e sanksioneve që mund të prekin Gaspromneft e cila ka 51 për qind të kompanisë së saj NIS, ka pasur biseda mes kompanisë shtetërore të Azerbajxhanit (SOKAR) të marrë paketën shumicë të aksioneve ruse. Kjo kompani është aksionari më i madh me 58 për qind të aksioneve në Gazsjellësin Trans-Atolian (TANAP) dhe ka 20 për qind të aksioneve në Gazsjellësin Trans-Adriatik. BE ka ndaluar shitjen dhe transportin e “arit të zi” në territorin e tij të kompanive në vendet e treta, pronari i shumicës së të cilave është kapitali rus. I tillë është rasti me kompaninë NIS, në të cilën gjiganti shtetëror rus Gazpromneft zotëron 51 për qind të aksioneve, ndërsa paketa e pakicës është në duart e Qeverisë së Serbisë. Por pas mbështetjes së rezolutës ndaj Rusisë në OKB, BE-ja kishte vendosur të përjashtonte Serbinë nga këto sanksione, që do të thotë se NIS mund të vazhdojë të furnizohet rregullisht me naftë dhe të funksionojë normalisht.

E gjetur nën sanksione pala ruse më herët kishte pasur një disponim që një pjesë të aksioneve t’ia kalojë përkohësisht Serbisë që do ta bënte NIS-in formalisht shumicë në pronësi të shtetit, dhe rrjedhimisht jashtë zonës së rrezikut për të qenë nën sanksione. Ata ishin në kërkim të garancive të qarta për kohëzgjatjen e një operacioni të tillë dhe veçanërisht me faktin se Serbia nuk do ta ofrojë pjesën e saj palës së tretë, sepse tashmë përmendët se ka pasur interesime të mëdha. Por tashmë pas vendosjes së sanksioneve për Gasprombank, por edhe palët e treta që kanë lidhje me kompanitë ruse ku lehtë mund të gjendet nën sanksione edhe kompania serbe NIS, e gjitha ka rënë në ujë.

Nëse Gazprom mbetet pronari i shumicës, atëherë NIS mund të vihet nën sanksione, të cilat në mënyrë të pashmangshme do të çonin në probleme dhe shkelje të mëdha të brendshme dhe në të njëjtën kohë rreziku i konfiskimit të parave të saj , mbetet në fuqi. Dhe opsioni i tretë për të filluar shtetëzimin e NIS e sjell atë në një konfrontim të drejtpërdrejtë me rusët.

Rusia (të paktën tani për tani) hodhi poshtë propozimin e Qeverisë së Serbisë që vendi ynë të blejë rreth gjashtë për qind të aksioneve të Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS) dhe në këtë mënyrë ta kthejë këtë kompani, e cila është në pronësi të Gazpromneftit rus, në duart e saj. Siç thuhej më herët, nuk ka ndihmuar as oferta që pas “përfundimit” të sanksioneve perëndimore ndaj Moskës, ato gjashtë për qind të aksioneve do t’u kthehen rusëve me të njëjtin çmim, në mënyrë që të shmangin çdo rrezik që sanksionet te përfshijnë edhe NIS.

Plani i Moskës ishte që gjithë kompaninë NIS ta transferojnë në Bankën Gasprom, por e cila tashmë është nën sanksione.


Go to TOP