Gazi përdoret shumë më pak se rryma e drutë  në familjet kosovare

Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës të publikuara në fund të vitit të kaluar, për vitin 2022, kosovarët nuk e kanë prioritet përdorimin e gazit në shtëpitë e tyre.

Kështu, konsumi i energjisë elektrike mbetet kryesori dhe atë e përdorin 100% e qytetarëve, pasuar me drutë që i përdorin 82% e familjeve në Kosovë. Ndërkohë, përdorimi i gazit në ekonomitë familjare është vetëm 17,8% ndërsa i lëndëve të tjera djegëse si thengjill, karburante apo ato solare, mbetet i ulët. /Kosova.info/

Go to TOP