Gashi: Kryetarët e Komunave u zgjidhen pa votën e popullit, tani zgjidhja është kjo..(Video)

Ish-Zëvendësministri për Komunitete Milazim Gashi, në një intervistë televizive në RTV 21, tha se zgjidhja e problemit në veri është shumë e thjeshtë, është e rregulluar sipas ligjeve në fuqi për probleme të kësaj natyre, ku kryetarët zgjidhen pa votën e popullit, prandaj neni 72 e rregullon këtë problem, ndërsa Qeveria duhet të marrë masa dhe të vendosë sipas ligjeve, sepse e gjithë kjo situatë e krijuar shkon në favor të Vuçiqit.

“Duhet të ndalemi te neni 72 i vetëqeverisjes lokale, i cili rregullon problemin lidhur me udhëheqjen e kuvendeve komunale në Mitrovic, në mënyrë absolute, qytetarët me një peticion që është i rregulluar me ligj, në fakt kanë të drejtë, kjo është nje zgjidhje, por kam një vërejtje shumë serioze sepse institucionet qendrore, nuk e kanë analizuar këtë pikë në pikëpamje të opinionit publik, ku neni 72 i vetëqeverisjes lokale rregullon zgjidhjen e problemit të kryetarëve ku popullsia është kundër, ku në mnyrë absolute 20% e popullates kanë të drejtë të bëjnë një peticion dhe ta ndryshojnë kryetarin e komunës, dhe keto më së miri mund të gjinden tek,neni 72, paragrafi 72.1, paragrafi 72.2 dhe 72.3, ky nen me këto paragrafe e rregullon ligjërisht problemin e mosmarrëveshjeve per komunave dhe për kryetarët e komunave, të cilët janë zgjedhur pa votën e popullit”.


Go to TOP