Gashi: Kërcënimi për bombë në Kuvend ka qenë i rrejshëm

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnuallah Gashi ka theksuar se kërcënimi në Kuvend ka qenë i rrejshëm.

Kryeprokurori Gashi ka thënë se janë angazhuar njësitë e krimit kibernetik. Sipas tij, thirrja ka ardhë nga një person mashkull me akcent të shteteve jo mike të Kosovës.

“Ka rezultuar që kërcënimi ka qenë i rrejshëm dhe deri tash nuk ka diçka që ia vlen të ceket sa i përket rezultateve nga vendi i ngjarjes. Do vazhdojmë sa i përket prejardhjes së thirrjes telefonike të bërë nga një person anonim i cili ka qenë me zë mashkulli, me gjuhën angleze, me theks që mendojmë se është të shteteve jomike”, ka thënë Zejnullahu.   

Sipas kryeprokurorit, hetimet vazhdojnë në tri drejtime.

Po ashtu, Gashi ka theksuar se kërkojnë ndihmë nga shtetet mike të Kosovës për zbardhjen e rastit, se nga kush është alarmuar Kuvendi.

Policia e Kosovës bëri të ditur se sot në orët e paradites, është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së.

“Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objektet”, ka konfirmuar policia.

Policia e Kosovës, ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt. 


Go to TOP