Galatasaray fiton ndaj Tottenham në një ndeshje dramatike

Galatasaray ka ofruar një paraqitje spektakolare para tifozëve të vet, duke mposhtur Tottenham Hotspur me rezultat 3-2 në një ndeshje dramatike në kuadër të Europa League.

Skuadra turke ka dominuar pjesën e parë dhe ka kaluar shpejt në epërsi, kur pas vetëm gjashtë minutash, Akgun ka realizuar një gol fantastik me një goditje nga distanca.

Tottenham ia ka arritur ta barazojë me të vetmin goditje në portë gjatë pjesës së parë, kur Lankshear ka shënuar golin e tij të parë për klubin pas një krosimi të shpejtë nga Johnson. Megjithatë, Galatasaray nuk është pajtuar me barazimin dhe përmes Osimhen ka shënuar dy herë radhazi (31′, 39′), duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi prej dy golave.

Në pjesën e dytë, Tottenham ka shënuar edhe një gol me anë të Solanke, por nuk ka mundur të bëjë më shumë për të shmangur humbjen. Për më tepër, që nga minuta e gjashtëdhjetë, skuadra angleze ka mbetur me një lojtar më pak, pasi Lankshear është ndëshkuar me kartonin e kuq pas një faulli që solli kartonin e tij të dytë të verdhë.

Pas kësaj fitoreje, Galatasaray kryeson tabelën e Europa League me dhjetë pikë, ndërsa Tottenham gjendet në vendin e pestë me nëntë pikë.

Go to TOP