Promovohet libri ‘Triumfi i Mendjes’

Pas librit “Një lutje për Prishtinën”, ky është libri i dytë me tekste të publikuara nga vitet e 90-ta, shumica prej tyre ese, shkrime për fenomene letrare e sociale, për vepra, personalitete e ide elite në shoqërinë shqiptare.

Libri përmban edhe vizione për kulturën dhe arsimimin, si shtylla të zhvillimit të cilat janë publikuar në vitet e ‘90 në gazetën “Rilindja” në Zvicër e Shqipëri, dhe “Bujku” në Kosovë.

Gjithashtu përmban dije të gjerë e të thellë, cilësi këto të cilat e kanë karakterizuar Xhemail Mustafën si personalitet.

Për librin folën edhe intelektualë e personalitete të shquara nga publicistika kosovare, politika e nga letërsia.

Libri është botim i PEN Qendrës së Kosovës, i mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Tekstet janë përzgjedhur dhe përgatitur nga shkrimtari dhe sociologu Ibrahim Berisha.

Go to TOP