FSK-ja dhe Policia demonstrojnë kapacitetet në 18-vjetorin e pavarësisë

Njësi të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës parakaluan më 17 shkurt në qendër të Prishtinës, në kuadër të ceremonive shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të pavarësisë së vendit.

Parakalimi, i shoqëruar nga automjete ushtarake dhe pajisje të avancuara, pasqyroi përpjekjet për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe të sigurisë së vendit, si dhe gatishmërinë e institucioneve për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial.

Presidentja Vjosa Osmani, si komandante supreme e FSK-së, theksoi se pavarësia e Kosovës është rezultat i sakrificës dhe luftës për liri, duke nënvizuar se “pa kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pavarësia nuk do të ishte realiteti që festojmë sot”.

Ajo shtoi se përgjegjësi e brezit të sotëm është ta bëjë Kosovën më të drejtë për fëmijët dhe më të fortë për të ardhmen.


Forca e Sigurisë së Kosovës është në proces të transformimit në ushtri me kapacitete të plota.
Forca e Sigurisë së Kosovës është në proces të transformimit në ushtri me kapacitete të plota.
Procesi i transformimit të FSK-së ka nisur në vitin 2018 dhe, sipas planifikimeve zyrtare, pritet të përfundojë në vitin 2028.
Procesi i transformimit të FSK-së ka nisur në vitin 2018 dhe, sipas planifikimeve zyrtare, pritet të përfundojë në vitin 2028.
FSK-ja ka përmbushur tashmë objektivin për 5.000 trupa të rregullta.
FSK-ja ka përmbushur tashmë objektivin për 5.000 trupa të rregullta.
Sipas zyrtarëve të Mbrojtjes, ende mbetet për t’u plotësuar komponenti rezervë, i cili parashihet të përbëhet nga 3.000 pjesëtarë.
Sipas zyrtarëve të Mbrojtjes, ende mbetet për t’u plotësuar komponenti rezervë, i cili parashihet të përbëhet nga 3.000 pjesëtarë.
FSK-ja ka marrë pjesë në disa misione dhe aktivitete rajonale e ndërkombëtare, kryesisht me karakter humanitar, trajnues dhe paqeruajtës, duke forcuar rolin e saj në sigurinë ndërkombëtare.
FSK-ja ka marrë pjesë në disa misione dhe aktivitete rajonale e ndërkombëtare, kryesisht me karakter humanitar, trajnues dhe paqeruajtës, duke forcuar rolin e saj në sigurinë ndërkombëtare.
Aktualisht, FSK-ja po përgatitet për të dërguar trupa në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën - një projekt i nisur nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Aktualisht, FSK-ja po përgatitet për të dërguar trupa në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën – një projekt i nisur nga presidenti amerikan, Donald Trump.
"FSK-ja është e gatshme për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial", tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para nisjes së parakalimit.
“FSK-ja është e gatshme për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para nisjes së parakalimit.
Përbërja e plotë e armatimit të FSK-së mbetet e paqartë, ndërsa pajisjet e konfirmuara zyrtarisht përfshijnë automjete të blinduara dhe dronë.
Përbërja e plotë e armatimit të FSK-së mbetet e paqartë, ndërsa pajisjet e konfirmuara zyrtarisht përfshijnë automjete të blinduara dhe dronë.
Sipas zyrtarëve të FSK-së, armatimi dhe pajisjet janë në përputhje me standardet e NATO-s.
Sipas zyrtarëve të FSK-së, armatimi dhe pajisjet janë në përputhje me standardet e NATO-s.
Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes ka shënuar një rritje të ndjeshme në vitet e fundit, duke u trefishuar nga 67.3 milionë euro në vitin 2021 në 207.8 milionë euro vitin e kaluar.
Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes ka shënuar një rritje të ndjeshme në vitet e fundit, duke u trefishuar nga 67.3 milionë euro në vitin 2021 në 207.8 milionë euro vitin e kaluar.
Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova ka forcuar ushtrinë me armatim modern, municion të mjaftueshëm dhe lokacione të reja strategjike.
Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova ka forcuar ushtrinë me armatim modern, municion të mjaftueshëm dhe lokacione të reja strategjike.
Për Policinë e Kosovës, që numëron rreth 10.000 pjesëtarë, Kurti tha se ajo "vazhdon të jetë një nga institucionet më të besueshme në vend".
Për Policinë e Kosovës, që numëron rreth 10.000 pjesëtarë, Kurti tha se ajo “vazhdon të jetë një nga institucionet më të besueshme në vend”.

Go to TOP