Fshati Softaj pret me entuziazëm kandidatët e LDK-së

Në një atmosferë entuziazmi dhe mikpritjeje, banorët e fshatit Softaj mirëpritën ekipin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të udhëhequr nga Visar Azemi, kryetar i Degës së LDK-së në Ferizaj. Në këtë takim, së bashku me kandidatët e tjerë nga kjo komunë, u ndje qartë gatishmëria dhe dëshira e banorëve për të kontribuar në ndryshimin e madh që pritet më 9 shkurt.

“Vullneti i qytetarëve për të përkrahur vizionin tonë për ndryshim është inspirues. Kjo është një dëshmi e fuqishme se ndryshimi po vjen,” u shpreh Visar Azemi gjatë takimit.

Banorët e Softajt theksuan mbështetjen e tyre për programin e LDK-së, duke e konsideruar si një mundësi për përparim dhe zhvillim për gjithë komunën e Ferizajt.

#NdryshimiPoVjen #LDK124 #KSh59

Go to TOP