Foda: Për gjashtëdhjetë minuta isha i kënaqur me ekipin

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka thënë se ka qenë i kënaqur për gjashtëdhjetë minuta të ndeshjes kundër Hungarisë. Pastaj situata ka ndryshuar. 

Kosova është mposhtur të martën nga Hungaria me rezultat 2-0 në njëndeshje miqësore.

“Deri në minutën e gjashtëdhjetë isha shumë i kënaqur. Në pjesën e parë kishim mundësitë më të mira për shënim. Por, në pjesën e dytë pranuam gol që nuk bën të pësohet në këto nivele. Pas pësimit të një goli të tillë kishte edhe tridhjetë minuta, dhe mund të barazonim. Më pas pësuam edhe të dytin dhe ndeshja mbaroi”, ka thënë ai. 

Trajneri gjerman është shprehur se skuadra mund të përmirësohet. 

“Lojtarët patën mundësinë të tregonin veten. Jam i kënaqur me secilin lojtar, edhe me ata që erdhën nga pankina. Kemi mundësi të përmirësohemi. Skuadra u mundua t’i zbatonte urdhrat dhe ato që u kërkova unë. Bëmë presing, fituam shumë topa dhe krijuam raste”, ka thënë Foda.

“Ndonjëherë kemi humbje të lehta të topit, si te goli i parë. Nuk duhet të ndodhë një gjë e tillë”.

Go to TOP