Flamur Fetahaj, edhe për një mandat nënkryetar i Gjakovës

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka emëruar edhe për një mandat nënkryetar Flamur Fetahajn.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Fetahaj, i cili ka thënë se kjo detyrë është privilegj e përgjegjësi.

“Sot, zyrtarisht, nga Kryetari Gjini, kam pranuar detyrën si Nënkryetar i Komunës së Gjakovës për këtë mandat të ri qeverisës. Faleminderit Kryetar për besimin! Kjo detyrë, është privilegj e mbi të gjitha përgjegjësi për t’iu shërbyer me nder bashkëqytetarëve të mi. Bashkë me Kryetarin Gjini dhe bashkëpunëtorët tanë, na presin angazhime dhe projekte me vlerë për Gjakovën tonë!”, ka shkruar Fetahaj.

Go to TOP