Fitore bindëse e Shqiponjës
Shqiponja e ka fituar bindshëm derbin e xhiros në Superligën e hendbollisteve.
Të premten mbrëma në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, Shqiponja fitoi ndaj Ferizajt me rezultatin 41:30.
Ana Carolini Gonçalves udhëhoqi skuadrën gjakovare duke i realizuar plot 12 gola.
Shtatë i realizoi Alma Nivokazi.
Te skuadra ferizajase më efikasja ishte Lorena Matarova me tetë gola. Shtatë i realizoi Agnesa Hysa.
Shqiponja është e dyta me 24 pikë nga 15 ndeshje. Ferizaj mbetet i treti me 20 pikë nga 14 ndeshje.
Të premten u luajtën edhe dy ndeshje të tjera të xhiros së 16-të. Istogu fitoi në Ferizaj ndaj Kastriotit me rezultat 34:19. Destinee Benie udhëhoqi Istogun me 10 gola. Te Kastrioti, Eliona Maksuti e Elza Reçica i realizuan nga pesë gola.
Liderja e klasifikimit, Samadrexha, fitoi 35:13 ndaj Terezës.
Ardiola Surdulli u dallua te samadrexhaset me shtatë gola. Kaltrina Paci e Melike Ipçi i shënuan nga katër gola për Terezën.
Samadrexha udhëheqë në tabelë me 28 pikë. I ka fituar të gjitha 14 ndeshjes.
Istogu është i katërti me 19 pikë. /Kosova.info/
