FHK-ja me dy çifte gjyqtarësh dhe me dy delegatë në Kampionat Mesdhetar
Federata e Hendbollit e Kosovës është prezantuar denjësisht edhe me zyrtarë ndeshjesh në Kampionatin Mesdhetar për hendbollistet deri në 16 vjet. Ky kampionat u mbajt gjatë gjithë javës së kaluar në Prishtinë dhe u vlerësua shumë i suksesshëm.
Nga plot gjashtë ndeshje në Mesdhetar i drejtuan çiftet e gjyqtarëve: Avdullah Maloku – Rilind Foniqi dhe Anesa Maksuti – Elda Hoxha.
Për të dy çiftet e gjyqtarëve tanë ishte një përvojë shumë e vlefshme drejt avancimit të vazhdueshëm në zejen me përgjegjësi.
Ndërkohë Fahredin Hashani dhe Faton Ferati ishin delegatë të ndeshjeve.
Kampionati Mesdhetar është organizuar nga Konfederata Mesdhetare e Hendbollit në bashkëpunim me Federatën e Hendbollit të Kosovës. /Kosova.info/
