Kërcënohet ministri Faton Peci, po ruhet nga policia

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka marrë një kërcënim.

Për shkak të kërcënimit, Policia e Kosovës i ka ofruar mbrojtje të afërt ministrit Peci që nga dje.
Nga burime brenda Ministrisë, thuhet se kërcënimi ka ndodhur para dy ditësh.

Ministri është parë në një veturë të Policisë.

Sipas burimeve, kërcënimet ndaj ministrit vijnë në lidhje me trajtimin e ministrit të disa pronave bujqësore të cilat janë tjetërsuar ose janë uzurpuar.

Go to TOP