Fero kërkon nga fansat t’ia mbledhin mbi 200 mijë euro për ta ndihmuar në albumin e tij të ri “Goat”

Reperi i njohur nga Gjilani, Fero, ka nisur punën për një album të ri prej kohësh.

Derisa shpesh sjell të reja e befason fansat, kësaj radhe ai mori vëmendje me një tjetër veprim.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, 24-vjeçari ka bërë të ditur se në platformën ‘GoFundMe’ ka hapur mundësinë e kontributit financiar të fansave për albumin e tij më të ri, i cili duket të ketë kosto shumë ta lartë.

Fero (Foto: Instagram)

Targetin financiar për albumin “Goat” e ka lënë plot 200 mijë funte britanike, apo në euro 235 mijë.

Kampanja u realizua mbrëmë në mesnatë, gjersa në këtë kontribuoi edhe bashkëshortja e tij, Arbenita Ismajli.

Fero (Foto: Instagram)

Modelja nga Kumanova ka dhënë dhjetë funte për t’i ndihmuar partnerit në iniciativën e ndërmarrë.

Deri më tani, Feronit Shabani (emri i plotë i reperit) ka grumbulluar rreth 700 funte.

Fero (Foto: Instagram)

Ndërkohë, presim të shohim në vazhdim se si do të shkojë kjo ndihmë për Feron. 

Go to TOP