Federata e Padelit të Kosovës zgjodhi organet drejtuese

Në Prizren është mbajtur Kuvendi themelues i Federatës së Padelit të Kosovës.
Besim Shulemaja

Kryetar i Federatës u zgjodh Besim Shulemaja, njëherazi iniciues dhe ideator për themelimin e këtij sporti në vendin tonë.

Sekretar u zgjodh Jusuf Kiks, ndërsa anëtar të Bordit të Federatës u zgjodhën:

Ramadan Salihu, Suad Keçi dhe Sabri Krasniqi.

Federata e Padelit e Kosovës aktualisht numëron pesë klube nga tre regjione të Kosovës, në Prishtinë, në Prizren dhe në Ferizaj ndërsa në pritje për themelim janë dhe tre klube tjera nga Kosova.

Sporti i Padelit është ndër sportet me rritjen më të madhe aktualisht në botë dhe nga viti tjetër me inicimin e Kryetarit të Federatës do të ndërtohen fushat e para të Padelit në Kosovë duke filluar nga qyteti i Prishtinës, për të vazhduar tutje në qytetet tjera të Kosovës. /Kosova.info/

Go to TOP