EUNUKËT

Shkruan: Shqiprim PULA

Qysh vite më parë, në Arbëri tek një oborr, e bënë praktikë të shkonin për ankimim e spiunim, individë miop në politikë.

Herë shkonte njëri e herë tjetri, me një morri akuzash për njëri tjetrin!.

Eunukët kur vinin, këta, të njëjtën gjë bënin.

Vite me radhë, Eunukët vinin e të shashtisur iknin, se herë njëri e herë tjetri, për njëritjetrin, një morri akuzash ngritnin.

Si njëri ashtu dhe tjetri, para Eunukëve për kundërshtarin akuza të rënda ngritnin.

Eunukët, njërit dorën i’a shtrëngonin tjetrin e përqafonin, akuzat në heshtje i dëgjonin.

Eunukët, tani edhe n’a kërcënojnë!, po ne, ne mbetemi të akuzuar e të sharë nga po ai oborr.

Eunukët, n’a bërtasin

Eunukët, n’a kritikojnë

Eunukët, vëmendje kërkojnë

Eunukët, vullnet n’a imponojnë

Eunukët, të trembur me trishtim n’a tregojnë

Eunukët, edhe rrezik n’a kallxojnë

[ eu·nuch ] Eunukët ..!!!


Go to TOP