“Është një moment i veçantë për ne”, Rama: I gjithë populli ynë e mbështet Ukrainën

Kryeministri Edi Rama ka dalë në konferencë për mediat bashkë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Faleminderit shumë të gjithëve ju dhe të gjithë atyre mes jush që keni ardhur sot në Tiranë nga rajoni ynë. Është një moment i veçantë për ne, sepse nuk jemi vetëm të privilegjuar të mirëpreësim kreun e shtetit, por edhe jemi të nderuar të mikpresim një udhëheqës të rezistencës, i cili nuk ka vetëm të bëjë vetëm me qëndresën kundëer një agresioni brutal, por qëndron në të njëjtën kohë për demokracinë kundër ëndrrës neoimperialiste që kërkojnë të ndërtojnë. Zoti president, i nderuar mik, unë jam shumë i kënaqur që sot kishim mundësinë të theksonim pozicionin tonë jo vetëm si një vend,si Shqiëpria, por si kolektiv me mendime të ngjashme, që qëndrojmë me Ukrainën, krah të drejtës së saj për integritetin e vet territorial. E kemi bërë shumë të qartë dhe jam krenar të them se nuk është vetëm qeveria, nuk është vetëm parlamenti, nuk janë vetëm institucvionet, por i gjithë kombi, i gjithë populli vendit tonë që qëndron krah ukrainës dhe e mbështet Ukrainën në mënyrë të palëkundur. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme”, tha Rama.

Go to TOP