Romeo në dyshime për të lërë shtëpinë?

Romeo Veshaj është njëri nga banorët më të diskutuar në shtëpinë e ‘Big Brother Albania’.

Ai është gjendur përballë akuzave se ushtron presion ndaj të dashurës së tij, Heidit. Gjatë spektaklit të djeshëm, dy opinionistët e BBV Arbër Hajdari dhe Ori Nebijaj u shprehen se është Romeo ai i cili po vë presion ndaj Heidit.

“Unë po i jap presion ndaj kësaj gocës, cfarë po thoni? Jam gati për të marrë valixhet për të dalë” deklaroi Romeo.

Ndërkohë, vet Heidi i tha se në asnjë moment nuk ka qenë nën presion nga ai, por gjithçka ka qenë një diskutim normal mes një çifti që po njihen me njëri tjetrin.

Go to TOP