Ermal Sadiku: Kosova s’mund të humbë edhe 4 muaj në bllokada politike dhe propagandë të Kurtit

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike te Kosovës dhe kandidati për zgjedhjet e 7 qershorit, Ermal Sadiku, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurtit për mundësinë e zgjedhjeve të reja, njofton Kosoca.info.

Sadiku ka thënë se kërcënimet për ta dërguar vendin sërish në zgjedhje nuk janë vetëm manipulime politike, por goditje serioze për ekonominë dhe të ardhmen e Kosovës.

Sipas tij, në kohën kur bota po zhvillohet me ritme të shpejta në teknologji dhe inteligjencë artificiale, humbja e katër muajve në bllokada politike do të kishte pasoja të mëdha për vendin.

Ai ka theksuar se investimet globale në AI, data centers dhe robotikë po rriten me shpejtësi, ndërsa shtetet dhe bizneset që po përdorin inteligjencën artificiale po avancojnë çdo ditë.

“Ndërkohë ne rrezikojmë të humbim edhe 4 muaj të tjerë në bllokada politike, ego dhe propagandë të një personi. Të një emri. Albin Kurti”, ka shkruar Sadiku.

Go to TOP