Ende është herët të flitet për të ardhmen e Ramos, thotë Torrent

Trajneri i Monterrey-t, Domenec Torrent, ka folur për të ardhmen e Sergio Ramos, duke theksuar se ende është herët për të marrë ndonjë vendim.

Ditëve të fundit është spekuluar për një largim të mundshëm të mbrojtësit spanjoll, por Torrent ka thënë se për momentin të gjitha mundësitë mbeten të hapura.

“Nuk është koha për të folur për këtë çështje. Duhet të presim deri në përfundim të sezonit,” është shprehur trajneri.

“Ramos është i përqendruar maksimalisht në fitimin e kampionatit, ashtu si edhe ne. E pamë sot me paraqitjen e tij. Tani fokusi im është te kundërshtari në gjysmëfinale”, theksoi Torrent.

Ai shtoi se situata mbetet e paqartë për të gjithë.

“Janë vetëm spekulime. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë. As unë vetë nuk e di se çfarë do të më ndodhë mua”, ka pohuar Torrent.


Go to TOP