Eksperti i politikës së jashtme: U desh shumë kohë që Izraeli ta njohë Kosovën, por tani janë hapur shumë dyer

Eksperti Nimrod Goren, themelues dhe udhëheqës i Institutit Izraelit për Politikat e Jashtme Rajonale, tha se “duket se shumë dyer po hapen” pas njohjes së Kosovës nga ana e Izraelit.

Goren publikoi një fotografi të ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla me të ngarkuarën me punë të Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ndërsa shkroi se “ishte kënaqësi” ta takonte kryediplomaten.

“Iu desh kohë Izraelit për ta njohur Kosovën, por sapo e bëri këtë – duket se shumë dyer po hapen për bashkëpunimin dypalësh. Vizita e kësaj jave në Izrael nga ministrja e Jashtme Donika Gërvalla – Schwarz e ilustron këtë, dhe ishte kënaqësi ta takoja në një pritje të drejtuar nga Ines Demiri”, shkroi ai në Twitter.


Go to TOP