Ekskluzive: Policia arrestoi djalin e gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prizren dhe ia konfiskoi veturën për gara rrugore

Policia e trafikut në Prizren ka bërë të ditur se sot gjatë ditës janë arrestuar disa persona të dyshuar se po përgatiteshin për të marrë pjesë në gara ilegale në rrugë, të cilat rezultuan me disa të vdekur vitin e kaluar, shkruan Kosova.info.

Drejtuesit së bashku me veturat janë dërguar në Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Prizren dhe Stacionit Policor të Prizrenit veri dhe pas konsultimit me prokurorin kanë nisur 7 (shtatë) procedime penale për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale” dhe “Krijimi i rrezikut të përgjithshëm”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Kosova.info nga burimet e veta ka mësuar se vetura e konfiskuar në këtë aksion policor është në pronësi të Skender Çoçajt, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Prizren.

Nga të njëjtat burime mësojmë se është arrestuar djali i gjyqtarit Çoçaj, Altin Çoçaj, ndaj të cilit është bërë edhe kallëzim penal dhe se djali i gjyqtarit është recidivist dhe ka një çështje të hapur në prokurori.

Nga shqyrtimi i pasurisë së raportuar të gjyqtarit Skender Çoçaj, shihet se automjeti është raportuar si pronë e gjyqtarit.

Skender – Çoçaj
Deklarata e pasurisë dokument i plotë.

Përkatësisht, me një BMW 997 të kuqe të sekuestruar nga policia, gjyqtari Skender Çoçaj është parë disa herë pranë gjykatës duke shkuar dhe kthyer nga puna me atë automjet.

BMW 997 e kuqe, e cila është konfiskuar nga policia, është pronë e gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prizren, Skender Çoçaj.

Sipas informacioneve të afërta me hetimin, mësojmë se gjyqtari Çoçaj ka ardhur në stacionin policor të policisë së trafikut në Prizren, dhe ka kërkuar që vetura e tij të mos përmendet në kallëzim dhe t’i kthehet vetura. Kërkesën e tij e kanë refuzuar zyrtarët policorë dhe lënda është lëshuar në procedurë të rregullt. Mirëpo, në raport nuk thuhet se gjyqtari i Prizrenit ka kërkuar që të “shkelet” ligji në mënyrë që vetura e tij të mos jetë pjesë e hetimeve dhe djali i tij të mos ketë kallëzim penal. Automjeti drejtohej nga një person për të cilin burime pranë hetimeve pretendojnë se është djali i gjyqtarit Skender Çoçaj – Altin Çoçaj.

BMW 997 e kuqe, e cila është konfiskuar nga policia, është pronë e gjyqtarit të Gjykatës Themelore në Prizren, Skender Çoçaj.

Njoftimi i policisë:

U penguan garat në rrugë, u proceduan penalisht 7 persona

Patrullat policore të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Prizren dhe Stacionit Policor të Prizrenit veri janë më 8 dhe 10 mars 2024. ka ndërhyrë dhe ka hasur në disa automjete dhe persona që përgatiteshin për garat e automjeteve dhe grumbullonin para për baste.

Automjete të konfiskuara

Drejtuesit së bashku me makinat janë dërguar në komisariatet përkatëse dhe pas konsultimit me prokurorin e kujdestarisë kanë nisur 7 (shtatë) procedimet penale për veprat penale “Organizimi i skemave piramidale” dhe “Krijimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Organizimi i garave në rrugë është një aktivitet i rrezikshëm dhe i paligjshëm, ndaj policia nuk do t’i tolerojë dhe do të veprojë kundër organizatorëve dhe pjesëmarrësve sa herë që të mësojë për organizime të tilla.

Go to TOP