Vjedhje e rëndë në Lipjan, dy persona e vodhën kasafortën me dokumente brenda një zyre

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në Lipjan, ku dy persona dyshohet se kanë vjedhur kasafortën me dokumente brenda një zyre.

Rastin në Policinë e Kosovës e ka raportuar viktima, teksa e gjithë ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes.

Policia bën me dije se në lidhje me rastin është njoftuar prokurori.

Go to TOP