Ekskluzive: Pas Jeta Statovcit, edhe Albena Reshitaj drejt listës së Vjosa Osmanit dhe LDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit

Pas konfirmimit të afrimit politik mes Vjosa Osmani dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, burime të afërta me zhvillimet politike bëjnë të ditur për Kosova Info se edhe Albena Reshitaj pritet t’i bashkohet listës së përbashkët për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit.

Ky zhvillim vjen menjëherë pasi Jeta Statovci konfirmoi publikisht rreshtimin përkrah Osmanit, duke publikuar një mesazh emocional për vazhdimin e rrugëtimit të përbashkët politik.

Sipas burimeve, lista që po ndërtohet rreth Osmanit dhe LDK-së pritet të përfshijë edhe figura të tjera të njohura politike dhe profesionale, në përpjekje për të krijuar një front më të gjerë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Go to TOP