Petrit Hoxhaj shpërthen ndaj GUXO-s: Nuk po dihet kush e udhëheq partinë

Asamblisti i GUXO-s në Prizren, Petrit Hoxhaj, ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit brenda subjektit politik duke ngritur kritika për mënyrën e funksionimit dhe drejtimin e partisë.

Në një reagim publik, Hoxhaj tha se në një subjekt ku “bëhen dy zot shtëpie”, prishet harmonia dhe humbet drejtimi politik duke shtuar se për këtë arsye nga GUXO po largohen vazhdimisht anëtarë.

“Nuk propozohet Vjosa për Presidente, edhe pse të gjithë e dimë që ka qenë themeluese e partisë – ne heshtim. Largohet flamuri Dardan nga zyra e Presidencës – ne heshtim”, shkroi ai.

Ai ngriti pyetje të drejtpërdrejta ndaj strukturave të partisë duke thënë: “Pse gjithë kjo heshtje? Deri kur duhet të heshtim? Kujt jemi duke i shërby?”

Hoxhaj rikujtoi edhe rrugëtimin e tij politik duke theksuar se ka qenë kuvendar për tri mandate në Prizren: mandatin e parë me LDK-në, të dytin me koalicionin LVV-GUXO dhe të tretin me GUXO-n. /Kosova.info/


Go to TOP