Kosova.info

Sejdiu: Një ton pelet kushton 710 euro, edukatorja paguhet 330 euro

Opinionisti, Dardan Sejdiu, e ka kritikuar qasjen e Qeverisë së Kosovës karshi mësimdhënësve grevistë.

Në emisionin Rubikon në Klan Kosova ai u shpreh se sot 710 euro kushton një ton i peletit, ndërsa motra edukatore paguhet 330 euro.
Sejdiu tutje shtoi se kryeministri Kurti i ktheu mësimdhënësit në shkolla, dhe tani i dha edhe një goditje në fund, duke mos ua ekzekutuar pagat.

“Paramendojeni, sot një motër medicinale dhe një mjek në QKUK nuk paguhet asnjë ton pelet, ndërsa kjo qeveri i ka 650 milionë euro ‘nej’. Unë jam emocional në këtë temë sepse e kuptoj betejën për pushtet absolut dhe jo për njëfarë orvatje për dialog social”.

“Nëse ka qenë bojkot dhe shantazh i mësimdhënësve, po aq është bojkot dhe shantazh i qeverisë. Por ka një dallim esencial. Dallimi është që ai është në pushtet për të zhbërë bojkote e shantazhe”, deklaroi Sejdiu.

escort mersin - izmir escort