Champions League: Inter mposht Barcelonën në ‘Meazza’, Napoli dhuron spektakël në Amsterdam

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së tretë në Ligën e Kombeve.

Inter ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Barcelonës në “Meazza”. Golin që vulosi fatet e takimit e realizoi Hakan Calhanoglu në minutën e 45+2.
Me këtë fitore zikaltërit arritën gjashtë pikë në tri ndeshjet të luajtura dhe tani ka tri pikë më pak se Bayerni, që është i pari në këtë grup, ndërsa Barcelona ka mbetur në vendin e tretë me vetëm tre pikë të fituara, pra me vetëm një fitore ndaj Plzenit.

Interesante ishin edhe ndeshjet në grupin A, ku patëm edhe një derbi të madh ishullor të luajtur në një atmosferë fantastike dhe Liverpool mposhti Rangersin me rezultat 2-0.

Ndeshja u zhvillua në një atmosferë spektakolare për të cilën kontribuan edhe tifozët mysafirë. Skocezët mbërritën në numër të madh në Anfield dhe bënë një shfaqje.

Në fushë, Liverpooli ishte më i mirë. Trent Alexander-Arnold shënoi në mënyrë spektakolare nga goditja e lirë në minutën e shtatë për të kaluar Liverpoolin në epërsi dhe Mohamed Salah shënoi finalen 2-0 në minutën e 53-të nga penalltia.

Në të njëjtin grup, Napoli spektakolar bën mrekullinë. Italianët fituan 1-6 ndaj Ajaxit gjithmonë të rrezikshëm dhe kështu u dërguan mesazh të gjithë rivalëve se po kalojnë nga “hijet” në një rezultat serioz këtë sezon në Champions League.

Pas tre javëve në grup me Liverpool, Ajax dhe Rangers, Napoli kanë nëntë pikë me një golavalencë mbresëlënëse 13:2.

Në grupin B vazhdoi makthi i Atletico Madridit dhe përralla e Club Brugge. Skuadra belge vazhdoi me paraqitjen fantastike pasi fitoi me rezultat 2-0 ndaj madrilenëve. Në të njëjtin grup Porto mposhti Bayer Leverkusenin me rezultat 2-0.

Ndeshjen e vetme pa gola ishte ajo mes Eintracht Frankfurt dhe Tottenham.

Rezultatet:

Go to TOP