Edhe Pacolli përfshihet në “debatin” e nisur nga Qumili

Sevdai Radogoshi, i njohur me nofkën “Qumili”, e ka dhënë një deklaratë kontraverse në T7, që lidhet me fshatarët, e cila ka nxitur shumë reagime.

Në këtë debat, është lidhur edhe presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli,

Pacolli, duke publikuar një fotografi në Facebook, ka thënë se e trajtonin ndryshe kur ishte student ngase ishte me prejardhje nga fshati, por tani, ka shkruar ai, është shumë krenar për këtë.

“Kur isha student më trajtonin ndryshe sepse vija nga fshati, por sot jam më shumë se krenare për këtë”, ka shkruar Pacolli.

Në hapësirën e komenteve, Pacolli ka shtuar: “Mos u tall me askënd. Një ditë ai mund të jetë punëdhënësi juaj…”

“Qumili” kishte thënë në T7 se disa qytetarë nga fshatrat e Klinës dhe Malishevës, nuk e dinë çfarë është teatri.

“80 për qind 90 për qind me i pyet a ke qenë ndonjëherë ne teatër para studimeve. Ani do katunëve anej Klinës, Malishevës. Kurrë s’kanë ditë çka është teatri”, kishte thënë Qumili në T7.

Go to TOP