Ish-ministrja e Jashtme mbështet vendim e ri për targat: Serbia mbeti duarthatë

Ish ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka përshëndetur vendimin e ri të qeverisë së për targat.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se, pjekuria politike e Kosovës dhe maturia e treguar në këtë situatë delikate, e ka lënë Serbinë duarthatë.

Po ashtu, ish-ministrja e Jashtme, ka thënë se Kosova si gjithnjë po dëshmohet si faktor stabiliteti e paqeje në Ballkan.

“E duartrokas Qeverinë e Kosovës për kreativitetin e treguar në shtyerjen e implementimit për targat – siç e kërkuan aleatët amerikanë.  Pjekuria politike e Kosovës dhe maturia e treguar në këtë situatë delikate, e la Serbinë duarthatë – e cila investonte në incidente me shpresën e shpërthimit të një tensioni më të përshkallëzuar. Kosova si gjithnjë – po dëshmohet si faktor stabiliteti e paqeje në Ballkan”, ka thënë Haradinaj. 

Go to TOP