Dy personave me shtetësi të huaj nën kërcënimin e thikës iu grabitën paratë në një parking në Prishtinë

Dy persona, një burrë dhe një grua me shtetësi të huaj, kanë raportuar se janë grabitur në orët e para të mëngjesit në Prishtinë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 11 korrik 2026, rreth orës 00:20, në një parking, ku 5 deri në 6 persona të dyshuar, prej të cilëve dy nën kërcënimin e një arme të ftohtë (thikë), ua kanë grabitur një shumë parash.

Pas grabitjes, të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Go to TOP