Dushi paralajmëron misionin e BE-së për keqpërdorimet elektorale të Qeverisë Kurti
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Florian Dushi, ka ngritur shqetësime gjatë një takimi me përfaqësuesit e misionit për monitorimin e zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian, lidhur me tendencat në rritje të qeverisë aktuale për keqpërdorimin e buxhetit dhe shërbyesve publikë për qëllime elektorale.
Sipas tij, këto veprime bien ndesh me legjislacionin në fuqi dhe dëmtojnë procesin zgjedhor duke shkelur parimin e garës së barabartë dhe të zgjedhjeve të drejta për të gjitha subjektet politike. /Kosova.info/
